Nga sot pa certifikata në qendrat tregtare

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e djeshme pranoi propozimet e Shtabit Kordinativ të Krizës që erdhën si rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Sipas këtyre propozimeve, Qeveria mori vendim të hiqet masa për posedim të certifikatës së virusit korona për të hyrë në qendrat tregtare, ndërsa mbetet në fuqi masa e mbajtjes së maskave dhe posedimi i certifikatës për hyrje në objektet hotelerike që shërbejnë pijë dhe ushqim qofshin ato edhe brenda qendrave tregtare.