Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Shpërndaje

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35 denarë si tatim ndaj shtetit.

Kjo do të thotë se me 84 denarë benzinë, çmimi real është 49 denarë dhe 35 denarët e tjerë shkojnë për arkën shtetërore. 22 denarë prej tyre janë akcizë dhe 13 denarë TVSH.

Te dizelli akciza është më e vogël dhe është 15.5 denarë për litër, që do të thotë se me 1 litër naftë, shteti fiton 15. denarë akcizë dhe 11.5 denarë TVSH ose gjithsej 27 denarë.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut çmimet e derivateve të naftës vazhdimisht rriten që nga fillimi i vitit 2022.