Presidentja Osmani në Maltë: ​Kosova në BE, parakusht për paqe në Evropë

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maltë është pritur në me nderime shtetërore nga Presidenti i Maltës, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE.

Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral.