Showbiz

Publikohen disa video tjera nga incidenti i koncertit të Melindës, sigurimi kap për fytyre fansin

Shpërndaje

Dy ditë më parë Melinda Ademi ka mbajtur koncert në Vien.

E në atë koncert ndodhi një incident jo edhe aq i këndshëm, shkruan lajmi.net.

Në videot që tashmë janë publikuar, vërehet se si këngëtarja dëshiron t’ia kap telefonin një fansit, i cili më pas ja ngreh dorën këngëtares duke mos e lëshuar dhe intervenimi i sigurimit ka qenë i menjëhershëm.

Pas këtij veprimi edhe menaxheri i këngëtares ka reaguar duke goditur me shqelma drejt fansit.

Madje në videot e publikuara nga afër shihet njëri nga sigurimi të e kapte për fytyre fansit që tërhoqi këngëtaren.

Përkundër momentit të sikletshëm, këngëtarja nuk ka ndërprerë këndimit dhe ka vazhduar sikur nuk ka ndodhur asgjë.

@multiistufff Reply to @multiistufff ♬ original sound – 😶‍🌫️

@kajemavonti1

♬ Originalton – Orhan Osmani