Raketa ruse bie pranë rezidencës së Zelensky në Kiev

Shpërndaje

Zëdhënësi i presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky deklaron se pjesë të një rakete ruse ranë pranë rezidencës së Kreut të Shtetit në Kiev.

Sergii Nykyforov postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqen pjesët e raketës shumë pranë rezidencës së Zelensky, që sipas mediave është shtëpia e tij e dytë.

Zëdhënësi u shpreh se presidenti Zelensky reagoi për këtë ngjarje duke thënë thjesht “Dolën huq”.