Rusia godet me raketa kullën televizive, u ndërpritet transmetimi kanaleve ukrainase

Shpërndaje

Rusia ka vazhduar me sjelljen e saj agresive dhe vdekjeprurëse në Ukrainë teksa jemi në ditën e gjashtë të pushtimit.

Siç raporton “Sky News”, Rusia ka sulmuar një kullë televizive në kryeqytetin Kiev, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, transmeton albazone.mk.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet nga një antenë e transmetimit dhe thonë se kanalet televizive ukrainase kanë ndaluar transmetimin.