Sonte sërish do të ndryshohet çmimi i karburanteve
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.
“Parakushtet janë përmbushur dhe sot do të ketë vendim të ri i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 26.03.2022”, thonë nga KRrE.
Komisioni Rregullator i Energjetikës mbrëmjen e djeshme ka marrë vendim që çmimi i benzinës, vajit ekstra të lehtë dhe naftës të rritet për 3 denarë.
Çmimet aktuale të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut janë:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 84,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 55,163 (denarë/kilogram).