Sot zgjidhet kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët

Shpërndaje

Nën moton “Zgjidh të ardhmen” sot (27.03.2022) në ora 12:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshe, mbi 1600 anëtarë të ASh-së, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetar të partisë. Në garë Sela nuk ka kundërkandidat.

Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit.