Sulm bjellorus në Ukrainë? Paralajmërimi vjen disa orë pasi Lukashenko u takua me Putin në Moskë

Shpërndaje

Paralajmërimet nga Kievi se Ukraina do të sulmohet nga Bjellorusia, vijnë vetëm disa orë pasi diktatori bjellorus Aleksander Lukashenko ka zhvilluar një takim me Vladimir Putin në Moskë.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të tërhiqen në një pushtim më 11 mars në orën 21:00,” tha qendra shtetërore e strategjive në një deklaratë.

‘Bjellorusia do nisë sulmin në Ukrainë’, Kievi paralajmëron: Do godasin përpara orës 9 këtë mbrëmje

Sipas ushtrisë dhe zyrtarëve ukrainas, Bjellorusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën përpara orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (me orën lokale).

“Autoritetet ukrainase sugjerojnë që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të kryente një provokim me një sulm ajror nga avionët rusë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, dhe Lukashenko të fillonte përgatitjen e ofensivës së forcave të armatosura bjelloruse deri në orën 21:00 të 11 marsit ” , shkruan “Ukrainska Pravda”.