Tre kryeministra evropianë hyjnë në Ukrainë, takohen me presidentin Zelensky

Shpërndaje

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë mbërritur mbrëmjen e së martës në Ukrainë dhe pritet të takohen me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelensky.

Takimi do të mbahet në Kiev në orën 18:00 (19.00, Tiranë), sipas raportimit të mediave çeke. Të tre liderët pritet që të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas.