Ushtari amerikan me emblemë të UÇK’së në krah, po stërviste ushtarët e FSK’së

Shpërndaje

Nuk është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës, stërvitet nën mbikqyrjen e Ushtrisë Amerikane. Por, ajo që ra në sy gjatë kësaj stërvitje, ishte një emblemë në krahun e një ushtari amerikan.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje të Forcës me ushtrinë më të fortë në botë kulmuan sot me disa ushtrime taktike, derisa prej të cilave u lejuan të xhirohen nga kamera e KP.

Gjatë kësaj stërvitje të realizuar në Kosovë, ajo që e bëri edhe më të veçant, ishte emblema e UÇK’së e vendosur në krahun e një ushtaraku amerikan.

Amerikani me niformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e UÇK’së, dhe nuk kishte hezituar që të e mbajë në uniformën e tij. /Reporteri.net