“Varrezë” e tankeve ruse afër Kievit, ukrainasit i shkatërruan me armën e fuqishme britanike (Video)

Shpërndaje

Një fotoreporter filmoi një skenë të një kolone të shkatërruar të automjeteve ushtarake ruse në rrugët e vendbanimit ukrainas të Bucha pranë Kievit.

Gazeta britanike LBC shkruan se sulmi është kryer nga trupa të armatosur me armë antitank të NLAW (Next generation Light Anti-tank Weapon), të cilat forcat ukrainase i kanë marrë nga Britania e Madhe.

Thuhet se në sulm kanë marrë pjesë edhe forca artilerie dhe dronë, si dhe civilë që kanë hedhur bomba molotov, raporton dw.

Jo shumë larg Buçës, forcat ukrainase përdorën raketa antitank që morën nga Perëndimi për të shkatërruar një tjetër kolonë rus në urën që shërben në rrugën kryesore për në Kiev, raporton buisnessinsider.

Zyrtarët ukrainas i thanë CNN se ishin “të kënaqur me fitoren në urë”.

Duhet theksuar se në foto nuk shihet një autokolonë ruse kilometërshe që lëviz nga autostrada nga Bjellorusia në Kiev, për të cilën u raportua shumë gjatë ditës së djeshme.