VMRO-DPMNE: Shtrenjtimi i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare

Shpërndaje

Nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së Gordana Dimitrievska-Koçoska konsideron se shtrenjtimi i ri i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare.

Ajo sonte në ditarin qendror në televizionin Sitel tha se situata të tilla ishin të pritshme dhe se në periudhën e kaluar Qeveria është dashur të ndërmarrë masa konkrete.

“Përfundimisht kjo e cenon standardin e jetesës së qytetarëve, por shqetëson edhe fakti se këto shpenzime do të kalojnë edhe te prodhimet përfundimtare të cilat i përdorim, veçanërisht në ushqim. Situatat e këtilla ishin të pritshme duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në Rusi dhe Ukrainë, pyetja është pse Qeveria në periudhën e kaluar nuk ndërmori masa konkrete apo ka bërë diçka të gabuar”, tha Dimitrievska-Koçoska.

Përkujtoi se propozimi i VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizave të derivateve të naftës për 50 për qind, si dhe të paketës së masave me të cilat i propozohet shtetit heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë deri në fund të vitit dhe TVSH-ja për energjinë elektrike të mbetet në nivel të njëjtë në pesë për qind.

Lidhur me rezervat e mallrave, Dimitroevska-Koçoska, tha se është dashur të ndërmerren masa që më 5 nëntor.

“Nga Agjencia për Rezerva të Mallrave informuan se ka mbulim për 56 ditë, edhe pse ligji urdhëron mbulim për 90 ditë. Nëse pushteti e ka ditur më 5 nëntor edhe atëherë e kishim buxhetin, pyetja është si mundet të mos mendojnë për këtë moment”, tha Dimitrievska-Koçoska.