​Zelensky: Së shpejti do t’iu themi njerëzve kthehuni se s’ka më rrezik

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehet i bindur se lufta do të përfundojë shpejtë.

Presidenti ukrainas nëpërmjet një video të publikuar në “Facebook” ka thënë se së shpejti do t’iu thotë njerëzve që të kthehen në vendin e tyre.

“Jam i sigurt që shpejt do të jemi në gjendje t’ju themi njerëzve tonë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe gjithë vendet tjera. Kthehuni sepse s’ka më rrezik”, ka thënë Zelensky.

Sot është dita e dhjetë që Ukraina po përballet me agresioni rus.