Ziadin Sela, kandidat i vetëm për kryetar të ASH-së

Shpërndaje

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela do të jetë kandidat i vetëm i kësaj partie në kongresin e radhës që do të mbahet më 27 mars, shkruan Alsat. Kjo nuk përjashton interpretimet se partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë sulltan – parti! Megjithatë Sela nuk pajtohet me këtë dhe shprehet se subjekti i tij politikë është një ndër subjektet më liberale dhe më demokratike në vend.

“Statuti i ASH-së është ndër më liberalët dhe më demokratikët në vend, mund ti merrni dhe ti studioni. ASH-ja kufizon mandatin e kryetarit të partisë në dy mandate, ASH-ja ka legjitimuar fraksionin brenda për brenda partisë, pa çka që deri sot askush nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë…ASH-ja kur nuk e ka ndal fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe brenda për brenda saj. ASH-ja nuk ka anatemuar as një anëtar i cili mund të ketë thënë një mendim ndryshe edhe aty ku nuk është vendi. Unë si kryetar partie në detyrë akoma, kam bërë thirrje çdo anëtari që do të jetë edhe kryetar partie, të garoj, të shpreh kandidaturën dhe të konkurroj”, tha Sela. /Alsat.mk