Ahmeti: Deri më sot nuk kam regjistruar asnjë humbje! Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë vetëm për dy parti politike

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në RTV21 tha se heqja e 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë është çështje kohe dhe se do të ndodhë, Ai tha se me këtë tashmë po pajtohen edhe partitë maqedonase.

“Nuk është problem kjo. Është biseduar dhe është konsumuar si temë. Sot nuk është pengesë për partitë politike maqedonase. Është çështje kohe kur do të hapet Kushtetuta për ndryshime të tjera dhe kjo çështje është në rend dite për t’u ndryshuar”, deklaroi Ahmeti.