Rajoni

Ahmeti kujton Enver Haradinaj në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar Enver Haradinaj, veprimtarin e çështjes kombëtare dhe luftëtarin e UCK-së në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Statusi i plotë i Ahmetit në facebook:

Sot i bashkohemi me nderim kujtimit të familjes atdhetare Haradinaj në përvjetorin e 17-të të ndarjes nga jeta të birit të tyre Enverit, veprimtarit të çështjes kombëtare dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me Luanin dhe Shkëlzenin ishte zë i fuqishëm kushtrimi i lirisë dhe jehona e tyre u bë forcë e frymëzim veprimi kombëtar nën një ideal, atë të çlirimit nga kthetrat e padrejta të okupimit.

E nderuara familje Haradinaj, të rroni e ta kujtoni gjithmonë me krenari kontributin e bijve tuaj në rrugën e lirisë!