Kontigjenti i FSK-së, feston 15 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës, në Hatay të Turqisë (Foto)

Shpërndaje

Ushtarët e FSK-së që janë të angazhuar në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi patën sot një vizitë të veçantë.

Ata pritën ushtarët turq, të cilët shkuan për t’ua uruar 15 vjetorin e pavarësisë, në Hatay të Turqisë.

Në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre, u është dorëzuar edhe flamuri i Republikës së Turqisë.

Njoftimi i plotë nga FSK:

Kontigjenti i FSK-së, feston 15 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës, në Hatay të Turqisë
Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitoj ushtaraket tanë që gjinden në mision në Hatay të Turqisë, që të ju uroj diten e Pavaresisë së Republikës së Kosovës.
Kontigjenti i FSK-së, me këtë rast është vizituar nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenjë falenderimi për mbeshtetjen e ofruar nga Shteti i Kosoves dhe veqanerisht FSK-ja, ekipit të FSK-së i dorezuan flamurin e Republikes se Turqise.