Ali Ahmeti ua uron besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ua uron besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook uron:

Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam,

Uroj nga zemra që muaji i bekuar i Ramazanit t’ju gjejë në harmoni, paqe dhe shëndet të mirë në familjet tuaja.

Të frymëzuar le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete.

Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!

Agjërim të lehte dhe lutje të pranuara!