Boshatisen akset kryesore të qytetit të Durrësit

Shpërndaje

”Dita pa makina” boshatis akset kryesore të Durrësit.

E diela e parë e muajit prill, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur me një bllokim të qarkullimit të automjeteve në disa prej akseve rrugore që lidhin qytetin me qendrën administrative të tij.

Para disa ditësh, qeveria njoftoi se duke nisur nga data 3 prill, “e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku”, nismë kjo për të kursyer karburant.

Qarkullimi do të kufizohet nga ora 09:00-15:00 ditën e sotme.

Top Channel