Dritan Abazoviç zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Shpërndaje

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazoviç. Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë në përbërje 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Ndërkaq, në Cetinje është votuar edhe për kryetarin e Kuvendit, ku është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviç. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Qeveria e Krivokapiçit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA. Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit – disa pro-serbë, disa pro-evropianë – kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje.