Grupet e bisedave të WhatsApp shndërrohen në komunitete
WhatsApp do të shtojë një opsion të ri që mendohet të ndryshojë tërësisht komunikimi. Communities do të ndihmojë përdoruesit të bashkojnë disa grupe bisedash nën një temë të caktuar për të shpërndarë informacionet në mënyrë më eficente.
Drejtuesit e këtyre komuniteteve mund të ndajnë mesazhe me këdo si dhe të përcaktojnë cilët grupe do të përfshihen. Mark Zuckerberg ka lajmëruar se ky “evolucion” do të nisë të testohet përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë.
“Mund të bashkoni disa grupe në një komunitet të vetëm. Nëse më parë kishit grupe të ndara për çdo lëndë mësimore, tashmë mund të keni një komunitet të përbashkët, me një hapësirë qendrore njoftimesh dhe opsione për drejtuesit”, tha themeluesi i Meta.
Përveç Communities, WhatsApp ka njoftuar edhe për ndryshime të tjera në grupet e bisedave, si përdorimi i ikonave për të reaguar në mesazhe të përzgjedhura, dërgimi i dokumenteve me kapacitet 2GB dhe telefonata zanore midis 32 personave./