Takimi Kovaçevski-Auresku: Është treguar rëndësia e anëtarësimit në NATO, tani është momenti që të bëjë hap përpara Maqedonia e Veriut drejt BE-së

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Bogdan Aurescu, ministër i Punëve të Jashtme të Rumanisë.

Në takim,nga ana kryeministrit rumun Nicolae Cuka u përcollën një përshëndetje dhe ftesë për vizitë zyrtare të kryeministrit Kovacevski në Bukuresht, si dhe mbështetje të fuqishme për integrimin evropian të vendit tonë.

Eshtë vlerësuar se tani është koha që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në procesin e integrimit evropian, duke njoftuar se Rumania vazhdon të avokojë për një zgjidhje në këtë rrugë.

Në takim është biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Bashkërisht është potencuar rëndësia e anëtarësimit në NATO edhe e Maqedonisë së Veriut edhe e Rumanisë, që e theksoi luftën në Ukrainë, si një nga vendimet më të rëndësishme të cilin e kanë miratuar dy shtete për sigurinë dhe stabilitetin në vendet, por edhe të rajonit.

Është biseduar edhe për solidaritetin e nevojshëm dhe mbështetjes së ndërsjellë në tejkalimin e sfidave nga lufta në Ukrainë mes shteteve të rajonit, si dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Rumania për integrimet evropiane të shtetit tonë dhe i dërgoi ftesë kthyese kryeministrit Çuka për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ai njoftoi se me kryeministrin bullgar Kiril Petkov kanë marrëdhënie parimore dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të vendimeve dinjitoze për çështjet e hapura, për të dyja palët.

Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski theksoi pozicionet e shtetit tonë të cilat janë vendosur një qind për qind në linjën e politikave të Bashkimit Evropian.

Sa i përket bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, është vlerësuar se po zhvillohet mirë, se tregtia shënon rritje dhe bashkërisht është shprehur përcaktimi për zhvillim të marrëdhënieve për çështje të rëndësishme për qytetarët dhe të dyja shtetet.