Halil Kastrati bën dorëzimin e çelësave të 16 apartamenteve për banorët e Lezhës (Foto/Video)

Shpërndaje

Humanisti dhe drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë një lajm të mirë ku ka bërë dorëzimin e çelësave të 16 apartamenteve për banorët e Lezhës, të cilët tërmeti i la pa strehim.

Njoftimi i plotë nga Kastrati:

Sot, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama, me Zëvendës Kryeministrin, Z. Arben Ahmetaj si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Z. Pierin Ndreu kemi bërë dorëzimin e çelësave të 16 apartamenteve për banorët e Lezhës, të cilët tërmeti i la pa strehim.
Familjet i gazofshin
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë

Postimi nga Edi Rama:

📍Lezhë – Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës😍
#RESPEKT🙏 për Halil Kastratin, shqiptarin bujar nga Kosova që na u bashkua në përpjekjen tonë për t’u ngritur më të fortë pas tragjedisë së 26 nëntorit🇦🇱🇽🇰
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️