Izraeli mbyll për muslimanët Xhaminë e Ibrahimit në El-Halil

Shpërndaje

Autoritetet izraelite ndaluan për dy ditë hyrjen e muslimanëve në Xhaminë e Ibrahimit (Al-Haram Al-Ibrahimi) në qytetin El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ghassan Al-Rajabi, drejtor i Xhamisë Al-Haram Al-Ibrahimi, tha për AA: “Autoritetet izraelite informuan Drejtorinë e Vakëfeve Islame në El-Halil se Xhamia Haram Al-Ibrahimi është e mbyllur për hyrjen e muslimanëve të hënën dhe të martën për shkak të festimeve të Pashkëve hebraike”.

Duke vënë në dukje se Izraeli planifikon të hapë këtë xhami tërësisht për kolonët hebrenj, Rajabi tha: “Xhamia është e muslimanëve, hebrenjtë nuk kanë të drejtë për këtë”.

Ndryshe, bastisjet e hebrenjve fanatikë në Mesxhid Al-Aksa për shkak të Pashkëve kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në Kudsin Lindor ditët e fundit.

Xhamia e Al-Haram Al-Ibrahimi

Xhamia e Ibrahimit llogaritet si xhamia e katërt më e rëndësishme e muslimanëve pas Xhamisë së Madhe në Meke, Xhamisë së Profetit në Medine dhe Xhamisë Aksa në Kuds.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 besimtarëve palestinezë brenda xhamisë nga një kolon ekstremist hebre, autoritetet izraelite e ndanë kompleksin e xhamisë midis adhuruesve muslimanë dhe hebrenj.