Kovaçevski: Paga minimale 18.000 denarë, por do të vazhdojë të rritet

Shpërndaje

Nga ky muaj fillon pagesa e rritjes së pagës minimale prej 18.000 denarë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkruar në rrjetet sociale se e njëjta do të vazhdojë të rritet pa nevojë për ndërhyrje.

“Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishme është që ajo do të rritet vazhdimisht pa nevojë të ndërhyrjeve shtesë. Tani, me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet, gjë që nuk ishte rast në vitin 2016, kur nevojiteshin më shumë se 4 paga minimale që të mbulohet një shportë”, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook.