RajoniTop Lajme

Kryeministri Rama shtron iftar: “Islami dhuratë për njerëzimin” (Video)

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në javën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar një iftar të begatë për besimtarët myslimanë.

Në këtë iftar kanë marrë pjesë personalitete publike të sferave të ndryshme, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se Islami përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët është edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin.

“Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyer tek unë një ndjesi paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë time. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti”, theksoi Rama.

Ai përcolli edhe një mesazh paqeje duke u thirrur në Kuranin famëlartë. “Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja, me Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij. Muaji i Ramazanit përfundon në datën 1 Maj dhe kulmon me festën e Bajramit të Madh.

VIDEO