Kuriozitete

Ky është fshati mahnitës që në vend të rrugëve ka ujë (Foto)

Shpërndaje

Ndoshta për shumë njerëz fshati Giethoorn në Holandë është i padëgjuar, por pasi të shihni fotot do të keni dëshirë ta vizitoni.

Ai konsiderohet si Venecia e Holandës për shkak të ngjashmërisë së ”rrugëve”.

Ky fshat ka kanale ujore në vend të asfaltit dhe gjithë qytetarët lëvizin me varka të vogla. Ka vetëm disa rrugica të ngushta dhe ura që lidhin anët e kanalit, transmeton RTV21.

Siç mund të shihni edhe në foto gjelbërimi rrethon gjithë fshatin i cili ka rreth 2600 banorë.