Gruaja e zhveshur vrapon në avion duke bërtitur “Kam eksploziv”

Shpërndaje

Një grua ka shkaktuar panik tek pasagjerët gjatë një fluturimi nga Qipro (Lanark) për në Manchester.

Ajo ka vrapuar e zhveshur duke bërtitur “Kam eksploziv” dhe ” Allahu Ekber”.

Gruaja e moshës rreth 30 vjeçare i ka pyetur fëmijët se “a janë gati të vdesin?”.

Siç raporton Mirorr, ajo iu kishte thënë stafit dhe udhëtarëve se prindërit e saj ishin anëtarë të ISIS-it.

Por, në aeroplan ishte një burrë i cili u bë hero.

Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij.

O’Brien i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror:

Ai shpjegoi se si arriti ta merrte në kontroll situatën, transmeton Klankosova.tv.

“Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris” – tha ai.

O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj:

“Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin” – tha burri.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy policë francezë duke e arrestuar gruan, e cila kishte një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe,

Derisa kompania ajrore Jet2 nuk ka folur ende për incidentin.