Ministri Shaqiri: Jam për paga më të larta në arsim

Shpërndaje

Duke iu përgjigjur njërit nga profesorëve në ClickPlus në TV21, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka pranuar se pagat në arsim nuk janë të dinjitetshme.

Kësisoj ai ka bërë të ditur se është për paga më të larta.

“Jo aspak. Jo vetëm këtu, e kam thënë disa herë – jam për paga më të larta”, tha Shaqiri.

Ai ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër Qeveria do të dalë me një qëndrim për kërkesën e SAShK-ut që pagat në arsim të rriten për 18.4%./TV21