Momenti kur deputeti i PDK-së, Tahiri shan me rob në mes të seancës së Kuvendit të Kosovës (Video)

Shpërndaje

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka sharë me rob në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës. “A robt ja q***a”, dëgjohet Tahiri duke thënë teksa godet tavolinën.

Kjo ka ndodhur pasi deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka dhënë qëndrimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, njofton Klankosova.tv.

Ministrja i kërkoit shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, të mos i thotë ta mbyllë gojën.

“S’keni të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër. Ende nuk të dëgjuam duke dhënë llogari për ato shurdhuesit që i kishit bile. S’ka me u lënë asgjë pa u zbardhur krejt krimet që i keni bërë kanë me u zbardh”.

Gjithçka ndodhi pasi Haxhiu i doli në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt.

Tahiri tha se është e pabesueshme se deri në çfarë niveli ka shkuar Qeveria, duke mbrojtur një inkrimin të një ambasadori të Kosovës për përfshirje në një skandal të shpëlarjes së parave.