Rajoni

Pacolli për 100 eurot e Qeverisë: Me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Shpërndaje

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin

Për një ditë shpërndahën 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!

Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.

Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti.

Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë.

Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!