Pamje: Aksident i rëndë në rrugën Gjilan – Kamenicë, vdes një 70 vjeçar

Shpërndaje

Një 70 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturav, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka nëdrrue jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.

Hashani gjithashtu ka bërë të ditur se njësitet relevante, ato të komunikacionit janë duke i bërë hetimet rreth këtij aksidenti.

Vlen të shtohet se numri i aksidenteve rrugore në vitin 2022 është rritur dukshëm në krahasim me vitet e tjera.