Pamje nga aksioni i Njësisë Speciale në veri

Shpërndaje

Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, në të cilin po marrin pjesë edhe njësitë speciale.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha për Paparacin se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Po ashtu, në mediumin Kossev, janë publikuar disa fotografi nga aksion i Policisë së Kosovës.