Presidenti Pendarovski “mat” forcat me kampionin në bodibillding

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar Mihael Krizhanek, kampionin në bodibillding, përcjell TV21. Ai ka shpërndarë fotografi duke shkruar se “përpallja” me të përfundoi në barazim.

“Barazimi me kampionin botëror në bodibillding, Mihael Krizhanek nga Sllovakia. Pata mundësinë që ta takoj gjatë qëndrimit të tij në Shkup, si mysafir nderi i Federatës së Bodibillding dhe Fitnesit të Maqedonisë, në kuadër të garës ndërkombëtare të bodibillding”, thotë Pendarovski.