Rama uron presidentin francez për mandatin e dytë, e fton ta vizitojë Shqipërinë

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen në postin e presidentit të Francës.Rama tha se pret që vizita e parë e Macronit të jetë në Shqipëri.“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, tha kryeministri Rama në Twitter.

Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës.me 58% të votave, përballë Marine Le Pen, të cilës i kreditohen 42% e votave.

Në Francë sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.Në garë ishin presidenti aktual, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.Mandati i presidentit të Francës është pesëvjeçar.