Sela dhe Aziri në takim me komisionerin Varhej

Shpërndaje

Sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqërua nga deputeti i ASH-së, Elmi Aziri sot ka realizuar takim me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Oliver Varhej.

Në takim u bisedua për kontestin me Bullgarinë që është shkak i vetos ndaj hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin zyrtarë në faqen e kreut të ASH-së, Ziadin Sela.

Njoftimi i plotë

“Sot, bashkë me deputetin dhe anëtarin e kryesisë, Elmi Aziri, pata nderin të takoj komisarin për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, i ciki këtë periudhë është mjaft i angazhuar për debllokimin e procesit euro integrues të vendit tonë. Rjedhimisht temë qëndrore ishte kontesti me Bullgarinë që është shkak i vetos ndaj hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ne shprehëm qëndrimet tona, se jemi mjaft të interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, por vlerësojmë se bashkë me të duhet zgjidhen edhe çështjet e tjera të brendshme që tangojnë vendin dhe raportet e brendshme. Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në orientimin euro-atlantik të vendit, si dhe në ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.