KurioziteteRajoni

Shqiptarja ortodokse agjëron 30 ditë: Ramazani më ploteson!

Shpërndaje

Rreth 80 për qind e banorëve të Delvinës i përkasin besimit islam. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa më e madhe e tyre agjërojnë.

Elsa, një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj, agjëron përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

“Vajza ime iu fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merren anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar”, tha ajo.

Myftiu i Delvinës, Bledar Ali, thotë se si Elsa ka me dhjetëra gra ortodokse që agjërojnë.

“Ka shumë njerëz kryesisht femra ortodokse dhe të feve të tjera, që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Kam fqinje që agjërojnë, gra ortodokse. Në netët e veçanta ka dhe plaka dhe gra të reja ortodokse që agjërojnë në ditët e mira”, tha myftiu.

Në Islam konsiderohet si gjynah nëse një besimtar fle i ngopur dhe fqinji i tij fle i uritur edhe pse mund të mos jetë i të nijetit besim.

Laureta është teologe, por dhe bashkëshortja e myftiut. Agjëron prej 22 vitesh madje nuk e ka ndërprerë dhe gjatë 4 shtatzënive.

“I kam pasur të lehta dhe të mbara shtatzënitë dhe s’kemi pasur probleme falë zotit. Ka dhe motra të tjera që agjërojnë, konsultohen me dietologë apo mjekë se çfarë duhet të konsumojnë dhe agjërojnë gjatë shtatzënive.”

Sipas Lauretës këtë muaj nuk duhet të reduktohen vetëm vaktet ushqimore, por sakrifica shoqërohet falje, lexim të Kuranit dhe vepra të mira.

“Çohemi herët në mëngjes, përgatitim syfyrin dhe e konsumojmë, kryejnë rritin e faljes së Namazit të sabahut. Lexojmë pak nga Kurani. Pasi dërgojmë fëmijët në shkollë, shkojmë në punë. Kur s’kam klientë lexojmë sa më shumë Kuran, sepse leximi i Kuranit është puna më e shpërblyer gjatë Ramazanit. “

Siç tregon Myftiu I Delvinës, në këtë xhami është traditë që të shtrohen çdo ditë iftare për shtresa në nevojë. Gjithashtu shpërndahen pako ushqimore nëpër shtëpitë e të varfërve.

“Delvina mund të quhet qyteti i iftareve. Del në pah solidariteti për shtresat në nevojë. Gjatë muajit të Ramazanit shpërndajmë rreth 1.000 pako me ushqime. Nga këto pako përftojnë dhe njerëz të besimeve të tjera.

Në Islam konsiderohet si gjynah nëse një besimtar fle i ngopur dhe fqinji i tij fle i uritur edhe pse mund të mos jetë i të nijetit besim.” Myftiu dhe bashkëshortja japin disa mesazhe për besimtarët.

“Të kenë sa më shumë mirësi begati të gjithë banorët e Delvinës dhe të hapen sa më shumë vende pune, të ketë mirëqenie. Njerëzit të udhëzohen në rrugën e drejtë dhe ti kthehen krijuesit të tyre. Agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Allahu i madhëruar.”/abcnews.al/