Regjistrimi i popullsisë, ASK-ja kërkon që të nisë më 1 prill 2024

Shpërndaje

Prishtina e Prizreni janë komunat me më së shumti banorë. Kjo të paktën është përcaktuar në procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili për herë të fundit është bërë në vitin 2011. Ky proces, i cili ishte paraparë të mbahej nga 1 shtatori i këtij viti u shty për 1 nëntor. Mirëpo i njëjti rrezikon të shtyhet përsëri pasi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se kanë mungesë të resurseve njerëzore dhe teknike.

Regjistrimi i popullsisë, i cili ishte paraparë të fillonte më një nëntor të këtij viti, rrezikon të shtyhet përsëri.

Kjo pasi Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka kërkuar qeverisë që të shtyjë këtë proces deri më një prill, për shkak të mungesës së mbikëqyrësve, tabletave e sfidave te tjera. Për këtë kanë reaguar deputetët e opozitës.

Ndërkaq sfidë u tha se mund të jetë edhe regjistrimi i popullsisë në veri të vendit, ndonëse disa përgatitje atje janë bërë./rtk