Abazoviq shkarkon drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Dejan Vukshiq nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Abazoviq ka shkruar në Twitter se ka falënderuar Vukshiq për bashkëpunimin profesional dhe produktiv që kanë pasur në periudhën paraprake.

“Ne po kthejmë një fletë të re. Ne po vazhdojmë me reformat në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Abazoviq.

Më herët Abazoviq ka paralajmëruar ndryshime në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare , kujton CdM dhe shton se në opinion po qarkullojnë informacione se kandidati më serioz për drejtor të ri të kësaj agjencie është Savo Kentera.