ALEANCA PËR SHQIPTARËT BËN THIRRJE PUBLIKE
Aleanca për Shqiptarët, ndryshimet e fundit që bëri në statutin e partisë, po i vë në zbatim. Nga dita e sotme 16.05.2022 hapet konkursi për aplikim për zgjedhjet e kryetarëve të Degëve.
Nga ASH thonë se të drejtë për aplikim kanë të gjithë ata që mendojnë se mund të kontriubojnë pozitivisht në drejtimin e degëve.
“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës.
Besimplotë se ky proces i brendshëm zgjedhor do ta forcojë Aleancën për Shqiptarët dhe do të jetë deçiziv në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.” – thonë nga ASH.
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët janë:
– të jenë anëtarë të partisë;
– të paraqesin biografinë e tyre;
– të dorëzojnë programin (planet në lidhje me organizimin dhe funksionimin në pozicionin për të cilin kandidojnë).