Ali Ahmeti: VMRO me bllokadë nuk i bën mirë shëndetit të kësaj partie

Shpërndaje

Kryetari i partisë shqiptare në pushtet BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat për bojkotin e VMRO-së tha se:

”Paralajmërimi i VMRO-së për bojkot nuk i bën mirë shëndetit të vetë asaj partie sepse këtë nuk e përkrah asnjë shtet i BE-së. Cili është vizioni me bllokadën që po e bëjnë a duan ta përmisojnë imazhin e tyre partiak apo duan të jenë vrima e zezë në Maqedoni, un nuk e di se cila është agjenda e tyre dhe çfarë bllokade do vendosin, por të sabotozh ligjet që janë në dobi të qytetarëve mendoj se nuk do fitojnë imazh të mirë”. /KlanMacedonia/