Brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, familjarët nuk përmbahen nga lotët

Shpërndaje

Në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po përcillet me vëmendje të madhe seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt.

Nga pamjet shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen nga lotët, gjatë kohës sa po e shikojnë seancën që ka nisur pak minuta më parë.

Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur vajza e këtij të fundit.

Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj. Sipas saj, edhe pritjet e avokatëve janë pozitive.

1 vit burgim me kusht dhe afër 2 mijë euro gjobë ndaj Murat Mehës dhe bash…

“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo, raporton T7.