Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri

Shpërndaje

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e një Presidenti konsensual në Shqipëri. Partia Demokratike nuk paraqet asnjë kandidat pasi pretendon se Partia Socialiste duhet ta mbështesë me firmat e saj.

“Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës.”- tha Balla

Taulant Balla i qëndron marrëveshjes sipas tij, se Partia Socialiste nuk do paraqesë asnjë kandidat , por do te presë kandidatë me firma nga Partia Demokratike. Ajo që mund të thuhet është se Presidenti që do zgjidhet ne raundin e katërt do te jete propozim me firmat e Partisë Socialiste.

“Por nëse edhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës.”- tha Balla.

Por, fakti që asnjë nga 8 emrat e Partisë Demokratike nuk u votua zyrtarisht ne sallë, Partia Socialiste akoma mund të zgjedhe një prej tyre dhe ta fusë në votim. Nëse ndodh kështu duhet parë sesi do te reagojnë deputetet e opozitës: do votojë ata një kandidature te djathtë, por që propozohet nga e majta?./TopChannel