Maqedoni

Kasami: Do të dëmshpërblehen të gjithë të dëmtuarit nga rreshjet e shiut

Shpërndaje

I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21 kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se qytetarët dhe Tetova këto 2 ditët e kaluara janë goditur nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut.

Kasami tha se në komunë kanë ardhur mbi 70 familjarë të dëmtuar nga ky shi ku ai garantoi dëmshpërblimin e të gjithëve me ose pa ndihmën e qeverisë.