Rajoni

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë nga selia e PD-së

Shpërndaje

Sali Berisha u rizgjodh në krye të PD-së pas 9 vitesh.

Ish-kryeministri mori 93.45% të votave 40.820 vota, kundrejt Elezit, i cili mori 2532 vota, 5.8%.

Sali Berisha:

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! Nuk kam një fjalim të gjatë, por kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarë si mrekullia e shekullit të 21. Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë anëtarët që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ia dalim. Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipërua dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton.

Ishin të rinjtë promotor kryesor të kësaj lëvizje ndaj betimi im para atyre dhe shqiptarë, do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësish i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e të tjerëve. I them demokratit “kurrë mos thuaj kurrë”, në do të fitojmë, faleminderit komisionarëve, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimit, ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë, rroftë PD, një përshëndetje e veçantë kam për Ibsen Elezi, rivalin tim i cili si një demokrat i vërtetë zhvilloi një garë të qytetëruar, faleminderit të gjithë”, tha Berisha.