LSM: Marsh protestues në Ditën Ndërkombëtare të punës

Shpërndaje

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot po shënon Ditën ndërkombëtare të punës me protestë të sindikatave duke kërkuar harmonizim të rrogave të tjera me rritjen e rrogës minimale.

Sindikata kërkon rritje lineare prej 2.806 denarëve të të gjitha rrogave në shtet, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm deri te presidenti i shtetit.

Protesta ka filluar në orën 12:30 para ndërtesës së LSM-së, pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërtesës së Organizatës së punëdhënësve dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do të bëhen kërkesat.