LSM: Me ribalancin e buxhetit s`ka para për ritje të pagave

Shpërndaje

Lidhja e Sindikatave me akuza se me ribalancin e ri të buxhetit, të punësuarit në sektorin publik nuk do ta marrin rritjen e premtuar lineare të pagave prej 2.806 denarë, duke kërkuar takim urgjent me Qeverinë.

“Rikujtojmë se në negociatat për Marrëveshje të re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me Ribalancin e Buxhetit, ishte pranuar rritja lineare e pagave për së paku 2.806 denarë. Fatkeqësisht dëshmohet se kjo kishte qenë blerje kohe dhe lojë me fatin e 130.000 të punësuarve në vend, në kohën kur kriza ekonomike, energjetike dhe inflacioni po gëlltisin pagat e punëtorëve”, deklaruan nga Lidhja e sindikatave

Socialdemokratët thonë se me ribalancin e buxhetit sigurohet kursimi prej 200 milionë euro dhe se do të ketë paga dhe pensione më të larta.

“Me ribalancin seriozisht shkurtohen mjetet për harxhime joproduktive prej 200 milionë eurove, para që do të shkojnë për tejkalimin e pasojave nga kriza ekonomike botërore dhe mbrojtje më të mirë për standardin jetësor, vecanërisht kategorive të cënueshme, mbështetje financiare për likuiditetin e kompanive dhe më shumë subvencione për bujqit”, deklaroi Darko Kaeski nga LSDM

Por ndryshe mendojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, shpenzimet kapitale janë dyfish më të vogla, inflacioni është dyshifror kurse pas ribalancit kriza do të thellohet.

“Inflacioni tashmë është dyshifror, shkalla e varfërisë tek qytetarët është mbi 35%, kjo është 1/3 e qytetarëve që jetojnë në varfëri. Borxhi publik afrohet në 8 miliardë euro, për cdo ditë shohim huamarrje të mëdha që nuk mund t`I mbajë ekonomia jonë. Brezat e fëmijëve tanë do t`I paguajnë borxhet e LSDM-së”, deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE

Vendi planifikon huamarrje të re prej 900 milionë eurove, por nuk përjashtohet mundëdia që të tejkalohet 1 miliardë euro. Mjetet do të kërkohen në tregun vendor, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. Me Ribalancin harxhimet do të rriten për mbi 200 milionë euro por do të tubohen edhe 100 milionë euro plus. Ministri Besimi tha se do të ketë më shumë para për pagat në arsim, pensione, por edhe për subvencione për pagën minimale. Shepnzimet janë projektuar në 4.7 miliardë kurse të ardhurat në 4 miliardë. Rritja, këtë vit, pritet të jetë 3.2% kurse inflacioni të tejkalojë 7% nga Bruto Prodhimi Vendor.