Pagat në arsim, Shaqiri: Sot nuk do të diskutohet për ofertë financiare

Shpërndaje

Në takimin e sotëm mes Sindikatës së Arsimit, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të ofrohet përqindje e re për pagat më të larta në arsim. Temë e negociatave do të jenë marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të diskutohet për një ofertë të re financiare.

“Sot nuk do të ketë ofertë konkrete financiare. Do të diskutojmë se si të gjejmë model për ofertën përfundimtare dhe se kur dhe si do të fillojë të realizohet”, tha Shaqiri.

Ai ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë përllogaritjet nga Ministria e Financave dhe pret që në fillim të javës së ardhshme, siç tha ai, “të ketë një përgjigje përfundimtare dhe një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve për këtë çështje”.

“Kemi hapur një diskutim dhe jemi drejt fundit të negociatave për marrëveshjet e reja kolektive dhe çfarë do të përfshihet në to. Në sektorin e arsimit ka më shumë se dhjetë vjet që nuk është nënshkruar një marrëveshje kolektive”, shtoi Shaqiri