MaqedoniTop Lajme

Rruga drejt Matkës edhe këtë sezon e pa rregulluar! Nga komuna e Sarajit pa përgjigje

Shpërndaje

Të shkatërruara dhe me gropa, e diku edhe të arnuara.
Kështu duken rrugët të cilët të shpien në një nga vendet më të frekuentuar nga turistët në Kanionin e Matkës, vetëm 15 km larg qendrës së Shkupit.

“Edhe pse ka filluar sezoni turistik në Kanionin e Matkës ende disa pjesë të rrugës po vazhdojnë të mbesin të pa rregulluara”, raporton Remzije Bilalli, gazetare e TV21.

Edhe qytetarët që takuam aty thonë është turp që ky vend kaq i bukur të lihet pas dore.

“Rruga duhet të ndërtohet dhe jo tani por duhej para shumë vitesh. Kjo tani është katastrofë nuk i ngjan një vendi turistik, rruga është për askund. Është turp se çfarë shohin njerëzit, në veçani për dje. Dje ishte e diel, trafik të tillë të rrëmujshëm nuk kam parë në 50 vitet e mia, këtu jetoj për 50 vite dhe rrëmujë të tillë nuk kam parë. I gjithë trafiku u ngurtësua as policia nuk mund të ndihmonte e as shoferët vetes. Kjo u zvarrit me orë të tëra. Në çdo vikend bëhet kështu? Po pothuajse por dje ishte diçka speciale”

“Unë mendoj, se po ne nuk kemi pasur mundësi që të shkojmë lart ende por sigurisht do të shkojmë më vonë dhe ka disa gropa por mendoj se mund të ecim pa problem. Do ishte mire nëse do të kishte akses më të mire për turistët që vini në Matkë por siç e shoh tani është gjendje të mire vetëm për të ecur në këmbë”

Pyetëm në Komunën e Sarajit se kur do të bëhet riparimi i kësaj rruge, por nuk arritëm të marrim përgjigje.